www.archive-org-2014.com » ORG » Q » QKSS

Choose link from "Titles, links and description words view":

Or switch to "Titles and links view".

    Archived pages: 667 . Archive date: 2014-07.

  • Title: Ballina - QKSS
    Descriptive info: .. Shqip.. English.. Ballina.. Rreth Nesh.. Projektet.. Publikimet.. Partnerët.. Kontakti.. on focus.. Aspektet e Sigurisë në Normalizimin e Marrëdhënieve mes Beogradit-Prishtinës-Tiranës.. Lexo më shumë.. Konferencë: Pozita e Gruas në Sektorin e Sigurisë dhe Zbatimi i Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara.. Rishikimi Alternativ i Zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit: Çfarë ndodhi me ish-Anëtarët e strukturave paralele?.. Lajme.. 30.. 6.. 2014.. Prezantimi Drejtorit të QKSS në lidhje me Reformën e Sektorit të Sigurisë dhe punën e QKSS në Sektorin e Sigurisë.. 28.. Shkolla Verore: Sfidat dhe Mjedisi i Sigurisë Globale.. 27.. Aspektet e Sigurisë në Normalizimin e Marrëdhënieve mes Beogradit-Prishtinës-Tiranës.. 24.. Prezantimi i Drejtorit të QKSS në Sundimin e Ligjit.. Shiko të gjitha.. Publikimet.. Integrimi i Policisë Në Veri të Kosovës: Progresi  ...   Sigurisë në Kosovën e pas-pavarësisë.. 04.. 3.. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).. Donika EMINI.. SlovakAid & PONTIS.. Galeria.. Trajnimet.. Thirrje për Ofertim: Pajisje për zyre.. 03.. Thirrje për aplikim: Pozita e Gruas në Sektorin e Sigurisë në Kosovë dhe Zbatimi i Rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1325.. 26.. 12.. 2013.. Buletini i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë - 2013.. Regjistrohu Tani.. Jeni ne rrjedha me lajmet e fundit.. Na ndiqni.. QKSS.. QKSS është themeluar me qëllim kryesor të zhvillojë studimet kërkimore-shkencore, në sektorin e sigurisë.. Navigimi.. Informatat kontaktuese.. Rr.. Sylejman Vokshi, 13/3, Prishtinë 10000,Kosovë.. Tel/Fax: + 381 38 221 420.. info@qkss.. org.. © Të gjitha të drejtat autoriale i mban QKSS (Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë) - 2012..

    Original link path: /
    Open archive

  • Title: Home - KCSS
    Descriptive info: Home.. About Us.. Projects.. Publications.. Partners.. Contact Us.. In focus.. Security Aspects of Normalization of Belgrade-Prishtina-Tirana Relations.. Read more.. Conference: Gender and Security Sector in Kosovo and the Implementation of the UNSCR 1325.. Alternative Review of the Implementation of the Brussels Agreement: What happened to the former members of parallel structures?.. News.. KCSS Director's presentation on Security Sector Reform and KCSS work in the Security Sector.. Summer School: Challenges of Global Security Environment.. Security Aspects of Normalization of Belgrade-Prishtina-Tirana Relations.. KCSS Director's presentation on Rule of Law.. View all.. Publications.. Progress on Security Sector Governance: Vetting and Integrated Border Management.. Date:.. 25..  ...   North Kosovo: Progress And Remaining Challenges In Implementation Of The Brussels Agreement.. Security Research Forum.. Gallery.. Trainings.. Call for Tender: Office supplies.. Call for Papers: Gender and Security in Kosovo and the Implementation of the UNSCR 1325.. Kosovar Center for Security Studies Newsletter - 2013.. Subscribe now.. Follow the latest news.. Follow Us.. KCSS.. KCSS is established with the main aim to develop research studies in the security sector.. Navigation.. Contact Info.. Kosovar Center of Security Studies (KCSS) Str.. Sylejman Vokshi, 13/3, Prishtine 10000,Kosovo.. Tel/Fax: +381 38 221 420.. © All rights reserved by KCSS (Kosovar Center of Security Studies) - 2013..

    Original link path: /en-us/Home
    Open archive

  • Title: Rreth Nesh - QKSS
    Descriptive info: Objektivat.. Stafi.. Rregullore.. Pasqyrat Financiare.. Per ne.. QKSS është organizatë jo-qeveritare dhe jo-profitabile e themeluar më 17 Prill 2008.. Po ashtu, QKSS përmes aktiviteteve të saj synon organizimin e konferencave dhe tryezave profesionale në sferën e politikave të sigurisë, sundimit të ligjit, drejtësisë si dhe ofron trajnime për grupe të caktuara në mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë dhe drejtësisë.. Duke pasur parasysh mungesën e instituteve të specializuara që merren me sferën e studimeve të sigurisë në vendin tonë, QKSS shërben si një mundësi alternative në raport me politikat publike në këtë sferë.. Aktivitetet e deritashme të QKSS-së i kanë fuqizuar parimet e mbikëqyrjes demokratike të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës.. Në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, që nga Nëntori i vitit 2011, QKSS u bë anëtare me të drejta të plota në Zyrën Ndërlidhëse Evropiane për Ndërtimin e Paqes, me seli në Bruksel (EPLO), duke qenë i vetmi institut lokal që përfaqëson Kosovën në këtë platformë të OJQ-ve evropiane, rrjete të OJQ-ve dhe instituteve aktive në fushën e ndërtimit të paqes që ndajnë interes në nxitjen e politikave të qëndrueshme për ndërtimin e paqes midis vendimmarrësve në Bashkimin Evropian.. QKSS është pjesë e konsorciumit rajonal të instituteve të titulluar “Vlerësimi dhe monitorimi i sektorit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor” ku QKSS mbulon Kosovën dhe kontribuon aktivisht në zhvillimin e metodologjisë.. Po ashtu,  ...   e legjislacionit në Kosovë për mekanizmat e sigurisë;.. Rekomandime institucioneve publike të sigurisë në krijimin e politikave të mirëfillta në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes.. Aktivitetet e QKSS-së në nivel rajonal e më gjerë janë:.. Politika e Përbashkët e Sigurisë dhe Mbrojtjes (BE) dhe Misionet Paqeruajtëse të BE-së;.. Demarkacioni i kufijve në Ballkanin Perëndimor;.. Roli i programit Partneritet për Paqe në Ballkanin Perëndimorë;.. Procesi i zgjerimit të NATO-s;.. Bashkëpunimi Rajonal;.. Implikimet e sigurisë rajonale në Republikën e Kosovës.. Projektet afatshkurtra:.. · Publikimi i librit të titulluar: "Vlerësimi i Sektorit të Sigurisë në Republikën e Kosovës" (02 Tetor 2009).. · Vlerësimi i mekanizmave të mbikëqyrjes demokratike dhe atyre qeverisës të Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi (01 Shtator 2009).. · Matja e Gjendjes së Gatishmërisë Emergjente në Kosovë (Prill 2009 - Korrik 2009).. · Vlerësimi i Kompanive Private të Sigurisë në Kosovë (20 Dhjetor 2008 – 20 Shkurt 2009).. · Organizimi i " Shkollës së Sektorit të Sigurisë për Gazetar (1 Nëntor 2008 - 15 Dhjetor 2008).. · Kontrolli Demokratik i Institucioneve të Sigurisë (1 Prill– 31 Dhjetor 2008).. · Gjendja e Emergjencave dhe e Mbrojtës Civile (15 Korrik – 15 Gusht 2009).. Projektet Afatgjata:.. · Ndërtimi i Kapaciteteve të Shoqërisë Civile në Planifikimin dhe Monitorimin e Reformimit të Sektorit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor - Konsorcium Rajonal i Instituteve (Mars 2009 - Janar 2012).. Tweet..

    Original link path: /sq/Rreth-Nesh
    Open archive

  • Title: Projektet - QKSS
    Descriptive info: Projektet Aktuale.. Projektet e përfunduara.. SSSL.. Shkolla Verore për Politika të Sigurisë.. Thirrje për aplikim: Pozita e Gruas në Sektorin.. Buletini i Qendrës Kosovare për Studime të.. 17.. 7.. Thirrje për aplikim për Vlerësues të Jashtëm.. 2012.. Forumi Hulumtues për Siguri.. Projekti ka për qëllim të nxisë debat të balancuar midis qendrave hulumtuese (think-tank), komunitetit akademik,.. 19.. Trajnimi mbi Komunikimin.. QKSS ka organizuar një trajnim për stafin në fushën e komunikimit të mërkurën, me datë 18.. 07.. 2012, në zyret e.. 1.. 2.. 3.. 4.. 5.. Next.. Last;..

    Original link path: /sq/Projektet
    Open archive

  • Title: Publikimet - QKSS
    Descriptive info: Books.. Reports.. Policy Papers.. Occasional Papers.. 2014.. 2013.. 2012.. 2011.. 2010.. 2009.. 2008.. Llogaridhënie apo jo? Menaxhimi i parasë publike në Sektorin e Sigurisë në Kosovë.. 2.. Skender PERTESHI.. Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).. Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicioni i Tretë.. 12.. National Endowment for Democracy (NED).. Raport.. 6.. 7.. 8.. 9.. 10.. Last..

    Original link path: /sq/Publikimet
    Open archive

  • Title: Partnerët - QKSS
    Descriptive info: KFOS.. Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur është organizatë jo-qeveritare lokale dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar të fondacioneve filantropike të financuara nga George Soros.. Fondacioni punon me qeverinë dhe shoqërinë civile për të forcuar kapacitetet, për të përmirësuar zbatimin e politikave ekzistuese dhe të zhvillojë drejtime të reja strategjike.. KFOS kanë bashkëpunuar me QKSS që nga viti 2009 në më shumë se 6 projekte.. URL:.. http://kfos.. org/.. FES Zyra në Prishtinë.. FES (Friedrich Ebert Stiftung) Zyra në Prishtinë është themeluar zyrtarisht në vitin 2000.. FES ka mbështetur QKSS që nga viti 2012.. Nga ajo kohë QKSS së bashku me FES kanë bashkëpunuar në projektet e mëposhtme: "Prania ndërkombëtare si trashëgimi e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit pas pavarësisë së Kosovës: mes njohjes dhe kontestimit", Konferencën Rajonale: "Reformimi i Sektorit të Sigurisë si një instrument për Demokratizim dhe Paqe në Ballkanin Perëndimor" si dhe së bashku me GIZ kanë mbështetur projektin: "Pesë vite të sektorit të sigurisë në Kosovë - nga lindja drejt pjekurisë".. http://www.. fes-prishtina.. org/wb/pages/english/home.. GIZ Zyra në Prishtinë.. Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) filloi punën në Kosovë në vitin 1999.. Në vitin 2013 GIZ fillon bashkëpunimin me QKSS.. GIZ së bashku me FES dhanë mbështetjen e tyre në projektin "Pesë vite të sektorit të sigurisë në Kosovë - nga lindja drejt pjekurisë".. giz.. de/en/worldwide/298.. html.. Think Tank Fund.. Fondacioni për Shoqëri të Hapur (OSI) me seli në Budapest, nga viti 2011 ka filluar të ofroj mbështetje institucionale për QKSS-në.. OSI mbështetjen e saj e ofron nëpërmjet “Think Tank Fund”, fond ky I cili do të mbështesë financiarisht QKSS-në në tri vitet e ardhshme në ngritjet e kapaciteteve të saj.. QKSS do të përdorë një pjesë të këtij fondi që të trajnoj stafin e saj si në fushën e hulumtimeve (që kanë të bëjnë më sundimin e ligjit) po ashtu edhe në çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e brendshëm të saj.. Po ashtu fondet do të përdoren edhe për zgjerimin e këmbimit të ndërsjelltë të eksperiencave me institutet tjera rajonale ndërsa një pjesë do të ndahet edhe për mbulimin e shpenzimeve të brendshme administrative.. Mbi të gjitha ky grant do t’i shërbejë QKSS-së në ngritjen e kualitetit të vlerësues dhe analitik më qëllim të shëndrërrimit të saj në një organizatë prominente hulumtuese (think tank) në Kosovë e cila është e specializuar dhe e pavarur.. soros.. Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF).. QKSS që nga fillimi i funksionimit  ...   të Shoqërisë Civile në Vlersimin dhe Monitorimin e Reformimit të Sektorit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ku në këtë projekt QKSS është partner implementues i cili mbulon hulumtimet në lidhje me rastin e Kosovës.. Ky projekt financohet nga Ministria e Punëve të Jashtmë e Mbretërisë së Norvegjisë.. Fondi Evropian për Ballkanin (FEB).. Përveç bashkëpunimit të përgjithshëm që ka QKSS me Fondin Evropian për Ballkanin (FEB), FEB është duke e përkrahur QKSS në projektin “Think and Link- Regional Policy Programme” që është njëri prej programeve më të rëndësishme të këtij fondacioni, që është duke u zhvilluar që katër vite.. FEB është duke e përkrahur QKSS me ofrim të trajnimeve, mentorimit për projektin hulumtues si dhe përkrahjen në implementimin e produktit final.. National Endowment for Democracy (NED).. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), synon të përdorë mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED) për të nxitur mbikëqyrjen publike dhe përgjegjësitë e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë në një moment të rëndësishëm kur vendi përgatitet për fundin e pavarësisë së mbikëqyrur dhe tërheqja e misionit BE-së për sundimin e ligjit.. Raporti rezulton të jetë i pari që do të hartohet ndonjëherë nga një organizatë e vendase, i cili do të identifikojë mangësitë e perceptuara, të bëjë rekomandime për përmirësim të performancës së institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë, dhe të përdoret për të avokuar për reformat e kërkuara për integrim të ngushtë të Kosovës me Evropën.. Këshilli Hulumtues i Norvegjisë (RCN).. Këshilli Hulumtues i Norvegjisë (RCN) është partner tjetër i rëndësishëm i QKSS-së.. Së bashku me partnerët tjerë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, QKSS do të përfitoj nga RCN nëpërmjet projektit rajonal “Tranzicioni i Sektorit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor – Nga Zona e Konflikit në Komunitetin që ofron Siguri” të cilin do ta financon në periudhën 2011-2013.. QKSS do të përfitoj nga ky projekt si në ngritjen e kapaciteteve të saj profesionale po ashtu edhe në shtimin e aktiviteteve të saja hulumtuese.. Trusti Ballkanik për Democraci (BTD).. Trusti Ballkanik për Democraci (BTD) është donator i rëndësihëm për QKSS.. Të dy projektet ”Vlerësimi i Kompanive Private të Sigurisë në Kosovë” dhe “Funksionet e Kontrollit të Institucioneve të Pavarura në Sektorin e Sigurisë: Obudspersoni, Auditori Gjeneral dhe Agjencioni Kundër Korrupsionit” janë aktivitete shumë të rëndësihme të QKSS-së të cilat janë mbështetur financiarisht nga BTD.. Po ashtu BTD ka ndarë një grant mbështetës për Forumin e Sigurisë, aktivitet ky i cili paraqet iniciativë të përbashkët të ndërmarrur nga QKSS dhe FIQ..

    Original link path: /sq/Partner%C3%ABt
    Open archive

  • Title: Kontakti - QKSS
    Descriptive info: Sylejman Vokshi, 13/3, Prishtinë 10000,Kosovë.. View Larger Map.. Mesazhi..

    Original link path: /sq/Kontakti
    Open archive

  • Title: Shkolla Verore për Politika të Sigurisë - Projektet - QKSS
    Descriptive info: Organizuar si pjesë e Forumit Rajonal për Siguri ‘Beograd-Prishtinë-Tiranë’.. Vendi: Ulqin, Mal i Zi.. Afati i fundit për aplikim: 22 Prill 2014.. Të gjithë profesionistët e rinj, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe studentë të diplomuar nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria ftohen të aplikojnë në Shkollën Verore për Politika të Sigurisë, në qoftë se dëshironi të:.. • Mësoni se si mund të analizoni dhe hulumtoni politikat e sigurisë;.. • Diskutoni rreth çështjeve të sigurisë njerëzore, kombëtare dhe rajonale në Ballkanin Perëndimor;.. • Analizoni të përbashkëtat në mes të sigurisë dhe çështjeve të demokratizimit në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri me kolegët tuaj nga komuniteteve përkatëse.. • Mendoni për propozime për tejkalimin e sfidave në marrëdhëniet dypalëshe dhe trepalëshe.. • Aplikoni këtë njohuri në studimet tuaja akademike ose në punë.. APLIKONI PER SHKOLLEN VERORE PER POLITIKA TE SIGURISE.. Shkolla verore është një iniciativë e përbashkët e tre think-tank të pavarura të specializuara në çështjet e sigurisë: Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).. Të tri organizatat ndajnë një shqetësim të përbashkët për sigurinë njerëzore dhe demokratizimin, dhe besojnë se përfshirja e kompetentit të shoqërisë civile në politika të sigurisë mund të bëjë qeverisjen e sigurisë më përfaqësuese, transparente, demokratike dhe efektive.. Para kësaj iniciative, të tri organizatat kanë qenë pjesë e bashkëpunimit që nga viti 2009 në një hulumtim rajonal për ecurinë e reformave të sektorit të sigurisë (RSS) dhe përpjekjeve për transformim të rajonit nga një zonë konflikti në një komunitet të sigurisë.. Objektivat kryesore të shkollës verore janë:.. •.. Për të krijuar kontakte dhe bashkëpunim mes  ...   shumë informata në lidhje me projektin rajonal Forumi Rajonal për Siguri Sigurisë: Beograd-Prishtinë-Tiranë mund ti gjeni këtu.. Detaje logjistike:.. Shkolla verore do të zgjasë 5 ditë pune nga 12-16 maj 2014 dhe pjesëmarrësit pritet që të angazhohen në të gjithë pesë ditët e punës.. Akomodimi, ushqimi dhe transporti i organizuar është i mbuluar nga organizatorët.. Gjuha e cila do të përdoret gjatë trajnimeve është gjuha angleze dhe nuk do të ketë përkthim anasjelltas.. Prandaj, njohuri të mira të gjuhës angleze është e nevojshme, për të cilën mund të testoheni gjatë intervistave.. Kriteret për pranim:.. Profesionistë/student të diplomuar/gazetarë/shoqërisë civile mes 22-35 vjeç të cilët janë shtetas të Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë;.. Njohuri themelore të sistemit politik dhe të fushës së sigurisë së vendit të tyre përkatës;.. Diplomë universitare në shkencat shoqërore;.. Aftësi në gjuhën angleze;.. Angazhimi për pjesëmarrje në të gjitha pesë ditët e shkollës verore.. Si të aplikoni?.. Për të aplikuar ju lutem dërgoni të gjitha dokumentet e listuara më poshtë deri më datën.. 22 prill 2014.. në E-mail adresat e listuara më poshtë:.. Formularin e plotësuar (përfshirë letrën e motivimit dhe esenë);.. CV;.. Procesi i përzgjedhjes do të zgjasë deri në një javë pas mbylljes së afatit për aplikim dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.. Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në një nga pikat e kontaktit:.. Shqipëri - Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM): Foto Duro (.. fduro@idmalbania.. ).. Serbi - Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë: Isidora Stakiç.. (.. isidora.. stakic@bezbednost.. Kosovë - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë: Fjolla Raifi.. fjolla.. raifi@qkss.. Shkarko:.. Thirrja për Aplikim.. Formulari i Aplikimit..

    Original link path: /sq/Projektet/Shkolla-Verore-per-Politika-te-Sigurise-235
    Open archive

  • Title: Forumi Hulumtues për Siguri - Projektet - QKSS
    Descriptive info: Projekti ka për qëllim të nxisë debat të balancuar midis qendrave hulumtuese (think-tank), komunitetit akademik, politikës publike dhe medias, në mënyrë që të sigurojë zgjidhje alternative për sfidat e vazhdueshme të bashkëpunimit ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë.. KUSH JEMI NE?.. Ne jemi tre qendra hulumtuese (think-tank) të pavarura nga Beogradi (BCSP), Prishtina (QKSS) dhe Tirana (IDM), te specializuara në hulumtimin e çështjeve të sigurisë të cilat ndajmë një shqetësim te përbashkët për sigurinë njerëzore dhe demokratizimin, duke besuar se përfshirja e akter?ve kompetent të shoqërisë civile në politikat e sigurisë rezulton n? qeverisje transparente, demokratike dhe efektive.. Para kësaj iniciative, bashkëpunimi ynë filloi që në vitin 2009 si rrjedhojë e një rrjeti rajonal hulumtues të titulluar Vlerësimi i Reformës se Sektorit të Sigurisë dhe projektit tjetër lidhur me transformimin e rajonit nga një zonë konflikti në një komunitet të sigurisë.. Përveç kësaj, që të tre organizatat kanë një përvojë të dëshmuar mbi trajtimin e temave të tilla siç janë: konfliktet territoriale dhe demarkacioni i kufirit, ndërtimi i mirëbesimit rajonal, si dhe ndërtimi i rrjetit në mes profesionistëve të sigurisë dhe të rinjve.. KË PËRFAQËSOJMË?.. Në takimet e Forumit Hulumtues për Siguri ne përfaqësojmë vetëm pikëpamjet tona personale dhe në asnjë mënyrë nuk p?rfaq?sojm? qëndrimet e organizatës ne përgjithësi, qeverisë përkatëse, ose grupeve të tjera të interesit.. Mbështetja e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë nuk ndikon në rezultatin e gjetjeve të kërkimit ose iniciativave avokuese.. ÇKA DËSHIROJMË TË ARRIJMË?.. Me këtë projekt ne do të mundohemi të ngrisim nivelin e bashkëpunimit dypalësh dhe trepalësh n? çështjet e sigurisë duke krijuar linja n? mes të komuniteteve të sferës se sigurisë (Beograd-Prishtinë-Tiranë) dhe rritjen e transparencës në qeverisjen e sigurisë.. Prandaj ky projekt do të mundësoj shkëmbimin e praktikave pozitive dhe negative mes tri organizatave bashkëpunuese, si dhe do te nxisë bashkëpunime me komunitetet e sigurisë kombëtare n? vendet përkatëse.. CILAT JANË PROBLEMET QË DUAM T’I ADRESOJMË?.. Duke u nisur nga përvoja profesionale e tre organizatave, mund të konstatojmë se n? rajonin tonë ekziston dilema e sigurisë si rrjedhojë e mungesës së transparencës në qeverisjen e sigurisë, frikës dhe mosbesimit reciprok, mungesës së informacionit të besueshëm si dhe burimeve të paanshme për zhvillimet në sektorin e sigurisë.. Ky fenomen, në një masë  ...   kanë për qëllim rritjen e të kuptuarit të dinamikës politike dhe transformimin e sigurisë së 'tjetrit'.. Secila organizatë pjesëmarrëse do të përgatit dy botime në vit, të cilat do të jenë në dispozicion në të dy gjuhët (shqip dhe serbisht).. Produktet e hulumtimit do të jenë burime të besueshme dhe të bazuar mbi fakte, duke plotësuar boshllëkun në gjendjen aktuale të njohurive mbi këto çështje.. Një numër i shumëllojshëm i metodave të shkencave sociale do të përdoret për të mbledhur dhe analizuar të dhënat.. Gurthemeli i përpjekjeve për bashkëpunim dhe avokim do të jenë tre takimet e Forumit Hulumtues për Siguri, një n? secilin kryeqytet të organizatave partnere.. Forumi Hulumtues për Siguri do të organizohet me qëllim për të diskutuar rezultatet e hulumtimit me anëtarët e komuniteteve të sferës së sigurisë n? secilin vend.. Forumet do të organizohen sipas rregullave të 'Chatham House', duke siguruar hapësirë për diskutime të hapura midis profesionistëve të sigurisë, hartuesve të politikave dhe dijetarëve të cilët, përfundimisht, do të vendosin kushte për krijimin e bashkëpunimit dypalësh dhe trepalësh në sferën e sigurisë.. Aktiviteti që do të organizohet n? vitin e dytë është Shkolla verore, e cila synon përfshirjen e të rinjve nga komuniteti i sigurisë nga të tre vendet partnere.. Pjesëmarrësit do të trajnohen për çështje të ndryshme të sigurisë rajonale, që ndërlidhen me ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit, si dhe politikë-bërjes në sferën e sigurisë.. Kjo do të mundësojë zhvillimin e rrjeteve midis vendim-marrësve të ardhshëm, studiuesve dhe aktivistëve të shoqërisë civile.. Së fundi, tryezat në nivel kombëtar do të organizohen dy herë n? vit në secilin nga vendet e organizatave partnere, duke sjellë së bashku anëtarët e komunitetit të sektorit të sigurisë kombëtare për t’i njoftuar me rezultatet e hulumtimit të fundit, si dhe për ti diskutuar pikëpamjet në vendosjen e lidhjeve të ngushta në mes të hulumtimit dhe politik-bërjes.. Së fundi, ndërtimi i kapaciteteve të organizatave partnere do të përfshijë tre trajnime të përbashkëta në aftësitë hulumtuese përkatëse dhe shkëmbimin e hulumtuesve ndërmjet organizatave partnere (tre hulumtues në vit).. Shkëmbimi i hulumtuesve do të mundësojë krijimin e një bashkëpunimi të ngushtë kolegial n? mënyrë që një pjesë e hulumtimit të kryhet bashkarisht? si dhe të bëhet shkëmbimi i njohurive përkatëse.. Linku: http://www.. bezbednost.. org/All-projects/5017/Security-Research-Forum.. shtml..

    Original link path: /sq/Projektet/Forumi-Hulumtues-per-Siguri-132
    Open archive

  • Title: Aspektet e Sigurisë në Normalizimin e Marrëdhënieve mes Beogradit-Prishtinës-Tiranës - Lajme - QKSS
    Descriptive info: Konferencë:.. E premte, 27 Qershor 2014.. Ora:.. 10:00 – 13:00.. Vendi:.. Media Center, Belgrade.. Të premten, më 27 Qershor 2014, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) zhvilluan takimin e gjashtë të Forumit Hulumtues për Siguri: Beograd-Prishtinë-Tiranë.. Gjatë kësaj konference kryesisht u diskutua rreth Aspekteve të Sigurisë në Normalizimin e Marrëdhënieve mes Beograd-Prishtinës-Tiranës, me fokus të veçantë në rolin dhe angazhimin e policisë në procesin e përgjithshëm të normalizimit.. Konferenca ishte e ndarë në dy panele duke nxitë diskutime dhe pyetje edhe nga audienca.. Paneli i parë kryesisht u fokusua në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit në aspektet e sigurisë dhe pritjet e qytetarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë nga qeveritë e tyre.. Të tre panelistët, Florian Qehaja, Drejtor Ekzekutiv i QKSS, Sonja Stojanovic Gajiq, Drejtore e BSCP, dhe Arjan Dyrmishi, Drejtor i Hulumtimeve në IDM, prezantuan perspektivat e tyre në të arriturat më të mëdha dhe sfidat e mbetura të zbatimit të aspekteve të sigurisë nga dialogu Prishtinë- Beograd, si dhe efektivitetin e BE-së në  ...   e aktivitetit Shkëmbim i Hulumtuesve në kuadër të Forumit Hulumtues për Siguri.. Hulumtuesja e QKSS, Sofije Kryeziu, prezantoi të gjeturat kryesore mbi integrimin e shqiptarëve në Policinë serbe në tri komunat në jug të Serbisë, duke u fokusuar kryesisht në sfidat e vazhdueshme të këtij procesi.. Progresi i arritur dhe sfidat e mbetura nga Marrëveshja e Brukselit mbi integrimin e policëve serbë në Policinë e Kosovës janë prezantuar gjithashtu nga hulumtuesja e BCSP, Maja Bjelos, e cila shpalosi rekomandimet e dala nga ky studim për qëllim të përmirësimit të këtij procesi.. Ky panel ka shpalosur gjithashtu për herë të parë të gjeturat kryesore mbi rolin dhe bashkëpunimin e policisë së Kosovës dhe Serbisë në përmisimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, sidomos në aspektin e kontrollit kufitar.. Studimi u zhvillua nga Shpend Kursani, Hulumtues në QKSS, gjatë qëndrimit të tij në Beograd si pjesë e Shkëmbimit të Hulumtuesve.. Paneli gjithashtu ka prezantuar edhe perspektivat dhe përvojat e dy përfaqësuesve institucionalë në Serbi, Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Serbisë, dhe Slaviša Arsenijević, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme nga Serbia..

    Original link path: /sq/Lajme/Aspektet-e-Sigurise-ne-Normalizimin-e-Marredhenieve-mes-Beogradit-Prishtines-Tiranes-256
    Open archive

  • Title: Konferencë: Pozita e Gruas në Sektorin e Sigurisë dhe Zbatimi i Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara - Lajme - QKSS
    Descriptive info: Pozita e Gruas në Sektorin e Sigurisë dhe Zbatimi i Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara.. E Marte, 27 Maj 2014.. 10:00 – 16:00.. Hotel Swiss Diamond, Prishtinë.. Më 27 Maj 2014, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizoi konferencën ndërkombëtare me titull ‘Pozita e Gruas në Sektorin e Sigurisë dhe Zbatimi i Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara’.. Konferenca u organizua në partneritet me Divizionin për Diplomaci Publike të NATO-s, ku njëherësh shënon edhe iniciativën e parë në mes të një instituti Kosovar dhe NATO-s.. Konferenca mblodhi një numër të madh të akterëve të fushës së sigurisë, përfaqësues të lartë nga selia e NATO-s në Bruksel, ekspert rajonal nga fusha e sigurisë, përfaqësues nga Ambasadat në Kosovë, akademik, e aktivist të shoqërisë civile.. Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja, Ministri në Detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, si dhe Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Mari Skaare, në fjalën e tyre  ...   Slloveni me ekspertet e ftuar te kësaj fushe, Olivera Injac dhe Rok Zupancic.. Të dy panelistët shpalosën eksperiencat e tyre personale si dhe progresin e arritur dhe sfidat e mbetura ne përfshirjen e gruas ne institucionet e sigurisë në vendet anëtare të NATO-s dhe ato aspirantë.. Në konferencë gjithashtu u prezantuan të gjeturat preliminare të hulumtimeve mbi pozitën e gruas në sektorin e sigurisë dhe implementimin e Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara nga katër autoret e përzgjedhur si pjesë e këtij projekti.. Gjithashtu, njeri nga raportet është publikuar si rezultat i bashkëpunimit ne mes te QKSS dhe Ministrisë së Forcës se Sigurisë se Kosovës.. Paneli i tretë shqyrtoi implikimet e Rezolutës së OKB-se 1325 për zhvillimin e operacioneve dhe misioneve të udhëhequra nga NATO në KFOR dhe ISAF.. Dy përfaqësueset e larta nga NATO si dhe Këshilltarja Gjinore nga KFOR prezantuan rolin dhe pjesëmarrjen e gruas ne operacionet dhe misionet e tilla si dhe elementet kryesore për implementimin e Rezolutës 1325..

    Original link path: /sq/Lajme/Konference-Pozita-e-Gruas-ne-Sektorin-e-Sigurise-dhe-Zbatimi-i-Rezolutes-1325-te-Kombeve-te-Bashkuara-248
    Open archive





  • Archived pages: 667